FOTO/ Deputeti socialist ndërtim të paligjshëm në mes të Tiranës

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka bërë publik një denoncim të ardhur në adresë në adresë të tij: deputeti socialist Sadri Abazi po kryen një ndërtim pa leje.

Sipas denoncuesit, kanë nisur punimet për të paktën një kat shtesë në një pallat të deputetit te Zogu i Zi. Pallat që është pa leje, thotë Malltezi.

“Deputeti i Edvinit ndërtoi 5 pallate 12-katshe pa leje, 1 objekt 6-katesh në autostrade pa leje, 1 objekt tjetër 6 katesh që i zë edhe diellin pallatit ekzistues, para 6 muajsh ngriti shtesë kati të 13 mbi pallatin 12 katesh pa leje, dhe tani edhe shtese të katit të 7 mbi objektin 6 katesh pa leje tek Zogu i Zi!!!”, shkruan Malltezi në Facebook.

“Shtet me palaço, me të pafytyrë dhe me standarte sipas pushtave të shtetit kurrë nuk ka pasur ky vend. Kjo është Shqipëria që i duhet veç përfaqësuesit të dreqit!”, vijon ai.