Interi pas yllit të Real Madridit

Nacho Fernandez duket se po numëron ditët te Real Madridi.

Asi i ‘Los Blancos’ kërkohet nga klubi i madh italian, Inter.

Kontrata e lojtarit me madrilenët është afër skadimit dhe duket se ardhmja e tij do të jetë larg ‘Bernabeut’.

Sipas medieve spanjolle, Nacho është objektiv i Interit, skuadër kjo që tashmë është duke menduar për sezonin e ri të garave.

Zikaltrit thuhet se janë të gatshëm t’i ofrojnë lojtarit kontratë trevjeçare.

Krerët e skuadrës italiane mësohet se tashmë kanë nisur negociatat me agjentin e Nacho-s, të cilin synojnë të transferojnë në "San Siro" gjatë kësaj vere.