FOTO/ Po lëvizte natën në rrugë, kanguri i shfaqet papritur shoferit duke u përplasur në xhamin e makinës

Një shofer në Australi përjetoi shokun më të madh në jetë, kur në mes të natës në një rrugë me zhavorr, iu hodh përpara mjetit një kangur të cilin e goditi me xhamin e tij të përparmë.

Shoferi po udhëtonte me një S'UV' në një rrugë me zhavorr në zonën rurale në Australi, kur u befasua pasi para syve iu shfaq kanguri.

Kamera e vendosur brenda veturës, ka kapur momentin kur kanguri del nga errësira dhe përplaset në xhamin e përparmë.

Shumica e aksidenteve të tilla në Australi ndodhin gjatë natës, kurse zakonisht “viktima” janë kryesisht kafshët e egra.

Videoja është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, kurse brenda pak orëve është bërë virale.