EMRI/ Grabitja në Lushnjë, autorët me armë u përleshën me 37-vjeçarin, morën paratë…

Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja me armë në banesën e 37-vjeçarit, Alfred Gjermeni, posedues i dy bizneseve, inpute bujqesore dhe farmaci.

Burimet bëjnë me dije se 37-vjeçari është përleshur me aoturët të cilët kanë qenë 5 si dhe të maskuar.

Mësohet se nën kërcënimin e armës, ata kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe bizhuteri.

Ndërkohë pritet edhe verifikimi i kamerave të sigurisë të biznesit familjar për të hedhur dritë mbi ngjarjen.