Inceneratori i Fierit në kolaps

Protesta e punonjësve të inceneratorit të Fierit ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme duke sjellë një kolaps në funksionimin e tij.

Nga raportimet për mediat, mësohet se 20 punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë bllokuar totalisht punën.

Në këtë incenerator depozitojnë mbetje 6 bashki. Punonjësit kanë 5 muaj pa marrë rrogat dhe pa u siguruar.

Kujtojmë se protesta filloi ditën e djeshme, ku punonjësit bllokuan derën kryesore të inceneratorit duke mos lejuar makinat e plehrave të depozitonin mbetjet brenda saj.