I përfundon kontrata, trajneri Sedloski e mbyll me Vllazninë

Lajmi është zyrtarizuar ditën e sotme nga vetë klubi përmes një postimi në Facebook.

Ndonëse Vllaznia arriti që të siguronte një biletë për në kualifikueset e Conference League, paraqitjet e skuadrës ishin larg pritshmërive.

Sedloski u afrua tek Vllaznia në fillimin e muajit prill, duke zëvendësuar Mirel Josën.

Në aventurën e tij te kuqeblutë ai arriti 3 fitore në 11 ndeshje, barazoi 4 sfida dhe humbi 4.

Postimi i plotë

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton të gjithë opinionin sportiv se kontrata me trajnerin Goce Sedloski ka përfunduar. Duke e falenderuar për punën e bërë gjatë kësaj periudhe me skuadrën tonë, klubi i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!