Korea e Jugut: Rrëfimi i pasagjerit që ishte ulur pranë derës emergjente të aeroplanit, të cilën e hapi një burrë
Pasagjeri që ishte ulur pranë burrit gjatë fluturimit me aeroplan për në Korenë e Jugut i cili hapi derën emergjente, thotë se ishte tmerruar dhe vazhdimisht mendonte se do të vdesë derisa era e fortë futej në kakbinë dhe frymëmarrja po vështirësohej.
Lee Yoon-Joon e përshkroi momentin, kur burri hapi derën pa ndonjë mjet në aeroplan, transmeton Telegrafi.
“A do të vdesë”, kujton ai momenti kur dera e aeroplanit u hap derisa po fluturonte.
Lee shihet në videon që po qarkullon në masë të madhe – ku dera e hapur i kishte krijuar atij probleme në frymëmarrje derisa fluturakja ishte në ajër.
Ai shihet i veshur me pantallona të kuq dhe i kapluar nga emocioni derisa fytyrën ia “rrihte” era e fortë.
Në momentin kur u hap dera, aeroplani po fluturonte në mbi 200 metra lartësi dhe piloti u detyrua të bëjë ulje emergjente.
A passenger who sat next to the man accused of opening plane's emergency exit door during a flight across South Korea says he feared for his life. @trevorlault has more. pic.twitter.com/h2xIhjbsp7
— Good Morning America (@GMA) May 30, 2023