", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/May/30/auto_Screenshot_41685471991.png", "width": 900, "height": 608 } }

Dita kur bota dëgjoi për Erling Haaland: Ai shënoi nëntë gola në një ndeshje të jashtëzakonshme

Në këtë ditë, katër vite më parë adoleshenti i atëhershëm Erling Haaland tërhoqi vëmendjen e botës së futbollit drejt vetes duke shënuar nëntë gola në një ndeshje.

Haaland dominon vit pas viti, duke kaluar në një nivel më të lartë futbolli, dhe performancën e tij arriti ta transferojë te Manchester City, ku theu rekorde në sezonin e parë. Megjithatë, ai luajti sot ndeshjen më efektive në karrierën e tij.

Pikërisht katër vite më parë, Haaland na mahniti në ndeshjen e Kupës së Botës U-20, ku Norvegjia e tij mposhti Hondurasin me rezultatin 12-0 dhe sulmuesi i Cityt shënoi nëntë gola.

Lajmi për golat e tij bëri jehonë më pas në mediat botërore dhe në atë kohë ai ishte futbollist i Salzburgut, i cili e shiti shumë shpejt. Interesant është fakti se Norvegjia e tij, edhe pse fitoi 12-0, nuk arriti të kalojë fazën e grupeve.

Norvegjezët përfunduan në vendin e tretë pas Uruguait dhe Zelandës së Re, por 30 maji 2019 kujtohet për lojën e jashtëzakonshme të një lojtari që më vonë do të dominonte futbollin botëror.

Në pjesën e parë të asaj ndeshje, Haaland shënoi katër gola, ndërsa në pjesën e dytë pesë gola. Në bashkëngjitur video, mund të shihni të gjithë golat në atë ndeshje.