U shpallën kampion të Superligës, trajneri i Bylisit ngacmon të Partizanit pasi i ndali Tiranën: Kam hedhur edhe unë pak...

Partizani arriti të fitonte titullin kampion. Të kuqtë përfituan nga gabimi i Tiranës me Bylisin për t’i parakaluar dhe në fund u kurorëzuan. Drejtori i kryeqytetasve, Elton Marini, ka shpërndarë një foto të trofeut ku gjendej së bashku me presidentin Gaz Demi.

Në këtë foto ka komentuar edhe trajneri i Bylisit, Shensoji, që edhe këtë herë nuk i kursen deklaratat interesante. “Urime, por mendoj se edhe unë kam hedhur pak kripë në vaktin tuaj”, tha Shensoji duke qeshur dhe marrë meritat e tij.