Vllaznia emëron drejtorin e ri sportiv

Klubi i Vllaznisë siguroi pjesëmarrjen në Kupat e Europës vetëm në javën e fundit të Abissnet Superiore.

Shkodranët do ta nisin eksperiencën e tyre në kompeticionin e Conference League nga turi i parë eliminator teksa kuqeblutë presin në vijim edhe kundërshtarët e mundshëm nga shorti.

Së fundmi, Vllaznia ka emëruar edhe drejtorin e ri sportiv teksa ka përzgjedhur për këtë rol Elvis Plorin.

Ky i fundit ishte në këtë sezon trajner i skuadrës U21 dhe ia doli ta shpallte skuadrën kampione, ndërsa kujtojmë se në të kaluarën Plori ka qenë edhe në krye të Vllaznisë.