Interi monitoron sulmuesin që kushton 40 milionë euro

Klubi i Interit po monitoron sulmuesin Folarin Balogun.

Futbollisti në pronësi të Arsenalit, i huazuar te Reims këtë vit, është shumë i pëlqyer nga drejtuesit e zikaltërve, të cilët do të donin t’i jepnin Inzaghit një alternativë në sulm më të mirë se Correa, i cili është jashtë planeve të trajnerit italian.

Sipas GDS, shifra prej 40 milionë eurosh që kërkon klubi anglez frenon presidentin Zhang.

Për Balogun ka interes dhe nga Milani, që prej kohësh ndjek futbollistin, i cili këtë sezon ka shënuar 20 gola në 36 paraqitje në Ligue 1.