", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/May/30/auto_p1685449873.jpg", "width": 900, "height": 616 } }

Çfarë ndodhi? Selena Gomez filmohet duke i bëritur ashpër truprojës së saj

Këngëtarja e njohur Selena Gomez ka marrë pjesë në koncertin e Beyonce javën e kaluar, e mesa duket ajo është pëplasur me një nga rojet e sigurisë.

Artistja rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve dhe fansat xhiruan momentin e sherrit të saj me një roje sigurie.

Gjatë mbërritjes në koncertin në Paris, këngëtarja u pa në një debat të ashpër me rojën e sigurisë që e shoqëronte. Dhe pse nuk dihet se cila ishte shkaku i reagimit të saj të dhunshëm, në rrjet janë dhënë disa arsye.

Ata spekuluan se personi në video ishte pjesë e sigurisë së saj personale pasi u pa duke e ndjekur disa herë gjatë koncertit dhe se vonesa në koncert ishte arsyeja pse nisi zënka

Megjithatë, shumë të tjerë e lavdëruan Selena-n në rrjetet sociale, pasi dyshohet se i ka mbrojtur fansat nga roja e sigurisë që i ka shtyrë gjatë takimit me të.