Juventusi në konkurrencë me Real Madridin për Firminon

Juventusi është i prirur për të nënshkruar me futbollistin e Liverpoolit, Roberto Firmino.

Brazilianit i skadon kontrata në verë dhe ai do të largohet nga të kuqtë si lojtar i lirë.

Sipas medieve italiane, Juventusi shpreson të firmosë me goleadorin latin dhe më pas të shesë Vlahovic për 80 milionë eurosh.

Por për Firminon ka shumë konkurrencë. Reali i Madridit, raportohet se është më afër një akordi me 31-vjeçarin dhe presidenti Perez pritet t’i ofrojë një kontratë afatgjatë.