VIDEO/ Sulmi me dron: Shpërthimet dëgjoheshin në rezidencën e Putinit

Moska u bë sot subjekt sulmi me dronë kamikazë vetëm disa orë pasi presidenti rus, Vladimir Putin ndërmori një sulm mbi Kiev.

Sipas Daily Mail, dronët kamikazë goditën një periferi të pasur të kryeqytetit rus.

Objektiv i sulmit ishte edhe lagjja e pasur Rublyovka në jugperëndim të Moskës.

Mediat kanë publikuar edhe pamjet e shpërthimeve me dron, të filmuar nga banorët e kryeqytetit.

Për herë të parë, lufta ka mbërritur në dyert e vetë presidentit rus.

Gazeta Daily Mail shkruan se shpërthimet mund të dëgjoheshin dhe te rezidenca e Putinit, që ndodhet në këtë zonë.

Disa godina u dëmtuan nga sulmet, kurse Rusia tha se nuk ka persona të lënduar.

Ukraina nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin, edhe pse Kremlini e ka akuzuar për këtë agresion hakmarrës.

Kievi ka ndërmarrë disa herë sulme brenda në territorin rus, por këtë herë sulmi cilësohet më i madh për shkak se janë angazhuar më shumë dronë.