5 muaj pa marrë pagat, punonjësit e inceneratorit të Fierit bllokojnë depozitimin e mbetjeve

Protestë në inceneratorin e Fierit.

Rreth 20 punonjës të inceneratorit, roje dhe operatorë, kanë bllokuar depozitimin e mbetjeve.

Ata deklarojnë se nuk kanë marrë pagat prej 5 muajsh dhe as nuk janë paguar sigurimet.

Punonjësit akuzojnë administratorin e inceneratorit Farudin Arapin për situatën ku ndodhen.