Asensio shumë afër marrëveshjes me skuadrën angleze

Marco Asensio është shumë afër marrëveshjes që karrierën ta vazhdojë në Premierligë.

Ylli i Real Madridit është joshur nga oferta që e ka marrë nga Aston Villa.

Prania e Unai Emery si trajner po shihet se motiv për futbollistin që ka vendosur të ndajë rrugët me madrilenët.

PSG ishte afër marrëveshjes me lojtarin, por që oferta e skuadrës angleze duket se është më bindëse.

Emery i ka prezantuar projektin Asensios dhe duket se është afër për tu bindur.