Pak më herët, Policia e Kosovës njoftoi qytetarët se grupe kriminale të armatosura, me veshje dhe maska të zeza po qarkullojnë  në veri të Kosovës dhe u  kërkoi atyre të mos bien pre e provokimeve të tyre.

“Protesta është ende duke vazhduar, - njoftoi Policia e Kosovës në Fb në orën 19:30 të së hënës. - Situata vazhdon të jetë e tensionuar sidomos në Zveqan, pasi aty dhe në komuna tjera po qarkullojnë persona, grupe kriminale të armatosur, të veshur në rroba të zeza e të maskuar. Duke parë rrethanat dhe situatën e tensionuar të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit, Policia e Kosovës fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e provokimeve të çfarëdo natyre qofshin ato.”

Image

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/May/29/auto_0B217194-D830-45AE-BDB5-B030E2084B07_v0_l1685385966.jpg", "width": 900, "height": 538 } }

Osmani: Para drejtësisë, ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiçit për destabilizimin e Kosovës!

Prishtinë - ​Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka dënuar ashpër, aktet e dhunës të përdorura nga strukturat ilegale serbe në veri. Në një mesazh në Twitter, Osmani akuzoi drejtpësëdrejti presidentin serb Aleksandër Vuçiç për destabilizimin e Kosovës.

“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët, - shkroi Osmani. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”.