90 vite më parë, SHBA me Shqipërinë nënshkruan ekstradimet

90 vite më parë mes SHBA-së dhe Shqipërisë u nënshkrua Traktati i parë i Ekstradimit.

Kjo nismë e marrë nga qeveria amerikane do të zyrtarizohej me nënshkrimin dypalësh të Traktatit të Ekstradimit në marsin e vitit 1933. Pala shqiptare e shihte në favor të saj këtë marrëveshje në pikëpamjen politiko-juridike, si dhe në forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve, njoftojnë Arkivat.

Drejtësisë do t’i dorëzoheshin të gjithë shkelësit e ligjit sipas delikteve (krimeve) të përcaktuara nga Artikulli II i këtij Traktati. Dispozitat ligjore të parashikuara në Traktat përjashtonin ekstradimin për krime me karakter politik.