Elezi: Kompanitë publike po shkelin ligjin, blejnë më shtrenjtë energjinë dhe e shesin me lirë
I ftuar në edicionin e orës 19.00 në Syri TV me moderatoren Armela Ferko ishte eksperti i çështjeve elektrike, Eduart Elezi.
Elezi është shprehur se kompanitë publike po shkelin ligjin duke blerë energji shumë herë më shtrenjtë së sa e shesin dhe kjo është një skandalin ku duhet që drejtësia të marrë masa dhe ta ndalojë këtë fenomen.
Kjo pjesë është nga keqmenaxhimi që kompanitë publike në lidhje me marrëdhëniet dhe tregtimin e energjisë elektrike. Normalisht korporata e elektroenergjitike duke pasur nivelet e baseneve për shkak të periudhave që janë në kuota të mira duhet të ketë një studim në lidhje me rezervën energjetike që ka vendi ynë dhe në të njëjtën kohë nuk duhet që të shitet energji dhe operatori i sistemit të shpërndarjes të blejë energji jo se nuk ndodh kjo punë por duhet të bëhet një studim me kaskadën e Drinit dhe rezervën hidrike që ka vendi ynë dhe për të ruajtur këtë rezervë duhet të marrë sasi shukmë ët vogla.
Në momentin që dy kompanitë shesin dhe blejnë ku njëra shet lirë dhe tjetra bel shumë shtrenjtë atëherë kjo është një shkelje flagrante që kërkon ndërhyrjen e institucioneve kompetente që ta hetojë këtë skandal.
Siç dihet tarifa e energjisë elektrike në bursë janë tarife të ulëta kështu që në këtë periudhë është mirë që të ruhet rezerva hidrike dhe në verë të kemi siguri për energjinë. Me sa po shihet akoma vazhdon vazhda e abuzimeve dhe keqmenaxhimeve që i bëhen pronës publike dhe ku shkaktohen dhe kostot në xhepat e qytetarëve dhe bizneseve.
Ka një problem tjetër ky shkelet ligji pasi korporata shtetërore ka shituar me tenderim dhe operatori i sistemit shpërndarës ka blerë me tenderim, sot qeveria ka bërë shoë duke kërkuar hapjen e bursës Alpex që është bursa shqiptare e energjisë elektrike dhe asnjë nga kompanitë nuk duhet të shesin më me skemat e vjetra që janë koruptive por duhet të ndodhë sipas bursës shqiptare dhe kjo nuk ika ndodhur në asnjë rast.