Fotoja e Putinit në zyrën e komunës së Zveçanit, u shpall Qytetar Nderi

Fotografia e diktatorit të Rusisë, Vladimir Putin është gjetur e varur në murin e zyrës së ish-kryetarit të komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviç.

KosovaPress ka siguruar fotografinë ku shihet xhami i thyer i kornizës në të cilën ndodhet fotografia e Putinit.

Nuk dihet sesi është thyer fotoja dhe as nëse do të vazhdojë të qëndrojë në zyrat e kryetarit të ri, Ilir Peci.

Para disa viteve, autoritetet serbe të komunës kosovare të Zveçanit e kanë shpallur Putinin, Qytetar Nderi.

Fotografia është publikuar në Twitter edhe nga fotografi francez Pierre Crom.