Partizani shpallet kampion i Ligës Superiore në Shqipëri

Kategoria Superiore, uli siparin e sezonin 2022/23, teksa “demat” e Partizanit, u kurorëzuan kampion në elitën e futbollit shqiptar, për herë të 17 në histori. 

Triumfi 2-0 ndaj Teutës i solli titullin kampion skuadrës së Kolelës, në një kampionat vërtet të rivalizuar. Hera e fundit që Partizani shpallej kampion ishte viti 2018-2019, asokohe të kuqtë drejtoheshin nga Skënder Gega. 

Partizani e fitojë kampionatin në ndeshjen e fundit ndaj Teutës ku sytë ishin dhe në ndeshjen Tirana-Erzeni ku përfundojë me fitoren e bardhebluve por nuk mjaftojë që të siguronin titullin