Prapë e gënjeu Metën ky?

Ilir Meta duket se ka hequr dorë nga vendimi parimor i kryesisë: "nuk ka zgjedhje pa opozitën" dhe ka nisur një aksion për bisedime me gjithë partitë parlamentare. Nuk është problemi se po mundohet të zëvendësojë Presidentin. Problemi është se ai po e zëvendëson Presidentin për llogari të Edi Ramës, sepse ishte Rama që e coi në dështim tentativën e Presidentit për negociata.

Nuk është problemi se po thërret një tryezë të dështuar, por se po e thërret për llogari të Edi Ramës, sepse vetëm Edi Rama deri sot e kishte ftuar opozitën për të diskutuar rekomandimet ë OSBE-ODIHR. Nuk është problemi se po i shërben Edi Ramës, por po i shërben një plani për zgjedhje pa opozitën që do të jetë fatal për vendin, sepse kjo farsë e përjashtoj opozitën, jo vetëm nga tryeza, por nga i gjithë procesi.

Papritur Meta që nuk do bënte zgjedhje pa opozitën, kërkon ta nxjerrë opozitën fajtore dhe bllokuese, refuzuese të të gjitha mundësive për dialog dhe për marrëveshje, pra Meta po bëhet Rama, kjo nuk do të thotë që LSI po bëhet Rilindje, por do të thotë që Edi Rama, ashtu sic ishte parashikuar, e gënjeu edhe një herë Ilir Metën.I ka dhënë atij aq sa kërkon, i ka premtuar cfarë ka dashur, i ka thënë cfarë Meta dëshiron të dëgjojë. Ka marrë Presidentin apo Ministrin e Brendshëm apo 7 ministri, kjo nuk ka rëndësi, e sigurtë është që kanë rënë dakord për rindarjen e plackës sipas kushteve të LSI. Kjo derisa Rama ta kalojë edhe këtë lumë. Pastaj nuk i dihet.

Gjithcka nisi pasi maxhoranca dhe mediat në shërbim të saj fajësuan kokëfortësinë e opozitës për dëshimin e negociatave. Pati nga ata që, naivisht, apo me parimin "kap ca të kapësh", fajësuan Bashën që nuk kapi cfarë i ofruan. Kjo do të thorë që ata nuk kanë besuar asnjëherë tek protesta e opozitës. Atëherë përse e kanë mbështetur? Sigurisht, janë shumë pak ata që mendojnë se opozita po vetësakrifikohet për fatet e vendit. Këtu ka shumë vend për dyshime. Historia i jep të drejtë këtij dyshimi, por ajo që vlen është frika e opozitës se mund të asimilohet nga një maxhorancë që i con shqiptarët cdo ditë e më shumë në varfëri dhe injorancë që t’i sundojë me paratë e drogës dhe korrupsionit dhe me kërcënimin e policit në bashkëpunim me kriminelin. Kjo frikë e bën atë që të kundërshtojë varfërimin dhe lënien në injorancë të shqiptarëve duke iu mohuar arsimimin, të luftojë drogën dhe korrupsionin, kriminelët me pushtet dhe policët e lidhur me krimin dhe në fund të kërkojë zgjedhje të lira.

Ndoshta nuk do të mund të fitojë as me zgjedhje të lira, por të paktën nuk do të asimilohet dhe, për mbjetesën e vet, nuk do ta lërë koalicionin e keqbërësve të marrë në kontroll cdo qelizë të shoqërisë. Basha mund të dalë i humbur që nuk ndoqi parimin "kap ca të kapësh" dhe mund t ' i humbasë të gjitha, por fati i Bashës nuk është historia më e rëndësishme e kësaj rezistence. Nëse opozita do të pranonte marrëvshjen, do.kishte legjitimuar për shumë vite koalicionin e keqbërësve. A nuk po kërkojnë ata një lëgjitimin nga ndërkombëtarët sot, kur e panë që Basha nuk e firmos farsën që kanë gatuar? A nuk është edhe tryeza e Metës, një tentativë më shumë për të legjitimuar zgjedhjet pa opozitën? Në vijim do të duket nëse tryeza është një akt i nxituar i Kryetarit të Parlamentit për t 'u bërë President pa votim, apo ai vërtet e ka grisur letrën me kokë "vendim kryesie" për të kapur c 'të mundet nga oferta bujare e Ramës. Bujare…deri kur të kalojë lumin. /SYRI.net/