Pas lirimit, rusët dhe ukrainasi të akuzuar për spiunazh rimarrin dhe automjetin luksoz

Pas lirimit nga qelia, dy rusët Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedir Alpatov kanë marrë edhe automjetin e tyre të sekuestruar nga policia në momentin e arrestimit 9 muaj më parë.

Ata janë parë duke qarkulluar në pranë Zaranikës me automjetin e tyre.

Togat e zeza vendosën që Zorin të lihet në arrest shtëpie, ndërsa të pandehurit Svetlana Timofevaa dhe Fedir Alpatov, do të jenë të lirë, por prokuroria ka urdhëruar bllokimin e pasaportave të tyre.

Shkak për lirimin me kërkesë të akuzës, është bërë mbarimi i afateve të paraburgimit, ndërkohë që prokurorisë nuk i ka mbërritur ende ekspertiza që lidhet me pajisjet fotografuese dhe ato të vëzhgimit me të cilat u ndaluan pranë uzinës së Gramshit në gusht 2022.