Njerëz me maska në protestat e veriut, mund të ketë edhe kriminelë të gatshëm për akte terroriste

Struktura ilegale dhe kriminale janë pjesë e protestave që po mbahen edhe sot në veri të Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Njerëz të maskuar janë parë që po marrin pjesë në këto protesta që janë vazhdimësi e asaj çka ndodhi të premten atje.

Instituti OCTOPUS shpreh shqetësimin se, në mesin e protestuesve mund të ketë edhe njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste.

Bashkëpunëtorët e Institutit OCTOPUS, kanë thënë se, protestuesit në terren janë duke u udhëhequr nga ish-policët e dorëhequr serbë të Policisë së Kosovës dhe anëtarë të strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”.