VIDEO/ 'Nuk jam këtu për negociata'/ Shihni reagimin e ushtarit amerikan
Një numër qytetarësh serbë po protestojnë në afërsi të objekteve komunale në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Qëllimi i tyre është të pengojnë hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në zyrat e tyre.
Për të ofruar siguri, KFOR-i amerikan ka vendosur një perimetër për të mos i lënë protestuesit që t’i ofrohen objektit të komunës, raporton Klan Kosova.
Për të ‘negociuar’ me amerikanët shkoi nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiç dhe ish-kryetari i Leposaviçit, Zoran Todiç.
Por, përgjigja e ushtarit amerikan ishte e prerë.
“Jemi këtu për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë. Nuk jam këtu për të negociuar. Unë i zbatoj udhrat”, dëgjohet duke i thënë ai atyre.