Milani mposht Juven dhe siguron pjesëmarrjen në Champions, vendos Giroud
Milani siguron pjesëmarrjen në Champions League një javë para përfundimit të Serisë A.
Skuadrës kuqezi i mjaftonte vetëm një pikë për arritjen e këtij objektivi por, në fakt, fitoi tri në përplasjen e drejtpërdrejtë me Juventusin.
Sfida në “Allianz Stadium” të Torinos u vendos nga një gol fantastik me kokë i sulmuesit veteran, Oliver Giroud, që e dërgoi topin aty ku nuk mund ta arrinte portieri bardhezi.
Një krosim i saktë i Calabria nga e djathta e sulmit u shfrytëzua në maksimum nga Giroud, që i vodhi kohën mbrojtësit
Ky episod i mjaftoi “Djallit”, që në minutat e fundit mendoi më shumë për të mos rrezikuar në prapavijë.
Milani bëhet skuadra e katërt dhe e fundit që siguron pjesëmarrjen në Champions pas Napolit, Lazios dhe Interit.