Jepen verdiktet në Premier League, ish-kampioni i Anglisë bie nga kategoria

Premier Liga mbylli sezonin 2022-2023 me plot surpriza në javën e fundit, duke plotësuar të gjitha verdiktet e mbetura.

Kampionët e Manchester Cityt e mbyllën me disfatë 1-0 ndaj Brentfordit në transfertë, ndërsa Arsenali i vendit të dytë dominoi 5-0 Wolverhemptonin.

Manchester United siguroi vendin e tretë pas fitores me përmbysje ndaj Fulhamit, ndërsa Newcastle barazoi 1-1 me Chelsean.

Një barazim spektakolar ishte ai mes Southamptonit dhe Liverpoolit me rezultatin 4-4, ndërsa Aston Vila siguroi Ligën e Konferencës pasi mundi 2-1 Brighton.

Tottenhami dhe pse mundi Leeds United, nuk arriti dot të siguronte Europën.

Gjithashtu në Championship do të luajë dhe kampionët e vitit 2016, Leicesteri, i cili dhe pse mundi West Hamin 2-1 në shtëpi, nuk i mjaftoi pasi Evertoni fitoi 1-0 ndaj Bournemouth.