'Play-off'/ Korabi fiton mes tensionit me Flamurtarin, goditet arbitri me shishe në kokë

Korabi është skuadra që do të ndeshet me vendin e tetë të Superiores për t’u ngjitur në elitë, pas fitores 1-2 kundër Flamurtarit.

Gjithsesi tensioni nuk mungoi, me tifozët vlonjatë që nuk u kënaqën me këtë rezultat.

Pas fundit të sfidës, arbitri Juxhin Xhaja u shoqërua për t’u futur në tunel, teksa shishet që fluturuan nga tribuna drejt tij nuk munguan.

Xhaja u bë protagonist pas një sherri që u bë nga të dyja skuadrat, duke ndëshkuar katër lojtarë me kartonë të kuq.