Granit Xhaka shënon dy gola në ndeshjen e lamtumirës me Arsenalin

Granit Xhaka ka shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen ndaj Wolves.

Mesfushori realizoi fillimisht pas asistimit nga Gabriel Jesus.

Xhaka u gjend në zonë dhe shënoi me kokë në minutën e 11-të.

Tre minuta më vonë futbollisti me origjinë shqiptare tundi edhe një herë rrjetën, për rezultatin 2-0.

Kjo do të jetë ndeshja e fundit e Granit Xhakës me Arsenalin, pasi do të transferohet në Bundesligë te Bayer Leverkusen.