U rrëzua nga kali, gjendja e portierit të PSG-së është e rëndë
Portieri i Paris Saint Germain, Sergio Rico, është plagosur rëndë në Sevilla.
Siç raportojnë mediat spanjolle dhe franceze, 29-vjeçari ka rënë nga një kalë dhe e ka goditur rëndë kokën.
Portieri i skuadrës franceze në fakt është dërguar me helikopter në spitalin “Virgen del Rocío” në Sevilla dhe aktualisht ndodhet i intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.
“Ai është në një gjendje të rëndë”, ka thënë një zëdhënës i klubit parisien.