Formula 1/ Verstapen dominon në Monaco, podiumi plotësohet nga Alonso dhe piloti surprizë

Max Verstapen nuk njohu rivalë në Çmimin e Madh të Monacos, duke e dominuar garën nga fillimi deri në fund.

Piloti holandez krijoi një distancë prej më shumë se 20 sekondash nga Fernando Alonso dhe shkoi i qetë drejt fitores së 4-t sezonale.

Veterani spanjoll u paraqit mirë duke ruajtur vendin e dytë, ndërsa podiumi u plotësua nga Esteban Ocon, që mund të quhet surprizë e kësaj gare.

Pas francezit, u renditën Hamilton në vendin e katërt dhe Rusell në vendin e pestë, ndërsa Ferrari nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë me Charles Leclerc, ndërsa Sainz u rendit i teti.