SYRI TV/ Drogë, skenar, ‘spiunë’ dhe përgjime. Detaje nga dosja e kultivuesve të Krujës
Detaje të reja zbardhen nga operacioni i Prokurorisë së Posaçme për shkatërrimin e disa grupeve kriminale të kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike në Krujë dhe rrethina. Në dosjen hetimore, zbardhen komunikime që kompromentojnë policinë dhe informacionet që rridhnin për kontrollet në terren. Në një nga përgjimet, zbardhet plani se si policia do shmangte asgjësimin e bimëve, duke stimuluar djegien e tyre përmes zjarrit, që në fakt do digjte shkurre e pisha. Gjithashtu, evidentohet fakti se për pastrimin e bimëve narkotike, me dhjetëra gra dërgoheshin me Fuoristrada në mal.
Nga SYRI TV
Personel hashashi në çadër, gra që shërbenin në parcela dhe burime të forta në polici. Transkriptimi i bisedave mes trafikantëve dhe kultivuesve në Malësinë e Krujës me radio Uoki Toki (Ëalkie Talkies), zbardhin detaje nga komunikimi mes tyre. Ky është një komunikim mes Bujar Sefës, drejtuesit të njërit prej grupeve të narkotikëve dhe Lulzim Alimanit, ku flasin për transportin e grave me Fuoristrada. Biseda bëhet më 13 shtator të 2020, dhe ka dyshime që gratë punësoheshin për pastrimin e bimëve.
Lulzim Alimani: Ke 5000 euroshi mund të më thuash
Bujar Sefa: Ej, është problem se, kemi për të bërë bira, ka thënë burri i huj mbrëmë me e ngreh. Ke për të gjetur 50 gra me i sjell lart me Fuoristradë
Lulzim Alimani: Hajde tani
Në një tjetër bisedë mes të njëjtëve personave në të njëjtën ditë, zbulohet se shtetasit që kujdeseshin për bimët narkotike qëndronin në çadër, teksa njëri prej kultivuesve, kritikon ashpër tjetrin se nuk kishte vaditur bimët në kohë.
Bujar Sefa: A ke ndërmend me shku me mbaru?
Lulzim Alimani: Kena kena vallahi
Bujar Sefa: A keni mbaruar tokën e madhe? Parcelën e madhe? A keni shumë?
Lulzim Alimani: Jam këtu te…
Bujar Sefa: Pse nuk keni ujit të dy në një vend apo s’ju del uji?
Lulzim Alimani: Më mirë…. Te daja
Bujar Sefa: Çfarë thoni ore,…. Dajës… Jeni ngrejt vonë? 5 e gjys. 6 çfarë dreq ujijtje është kjo në orën 8? Ku fjetët mbrëmë?
Lulzim Alimani: Këtu te çadra
Në dosjen hetimore që Syri TV disponon, evidentohet fakti se trafikantët kishin informator në polici, dhe se pak ditë para ndërhyrjes, ata flisnin për pastrimin e gjurmëve që të çonin tek parcela, si prerja e tubave të vaditjes dhe heqja e çadrave ku qëndronin kultivuesit.
Bujar Sefa ishte personi që mbante kontakt me policinë lokale teksa SPAK pretendon se ai dispononte të paktën 3 parcela kanabisi.
Në një bisedë të përgjuar me Asim Pulacin, Sefa e porosiste këtë të fundit të mos largohej nga parcelat. Sipas Sefës, policia do të inskenonte asgjësimin përmes 3 vatrave të ndryshme të zjarrit gjoja për djegien e lëndëve narkotike, por në brendësi të tyre, grupi i punonjësve të policisë që do të bënte asgjësimin, do fusnin disa shkurre, pisha dhe bimë që bëjnë shumë tym.
Bujar Sefa: Si kanë gdhirë bimët sot?
Asim Pulaci: Mirë kanë gdhirë, mirë, po ç’i do
Bujar Sefa: Ashtu se dro ishalla nuk na i prejnë or burrë, mos u dorëzoni se shpresa vdes e fundit
Asim Pulaci: Aha, dorëzu, s’kemi ç’bëjmë mo jo. Po mbrëmë?
Bujar Sefa: Po për jo e kena lon pra, për jo e kena lon gjasme me to
Asim Pulaci: Për një javë gjoja apo më shumë?
Bujar Sefa: Për një javë se për më shumë….
SPAK njoftoi se grupi në fjalë është njëri prej dy grupeve të goditur gjatë operacionit, dhe përbëhej nga
ANËTARËT E GRUPIT 1
Bujar Sefa që vepron si drejtues, i dënuar më parë me 12 vite në itali
Lulzim Alimani
Vaid Taka
Asim Pulaci
Edison Xaka
Xhemal Zogu
si pjesëmarrës. Ata kanë pasur mbështetjen e kryepleqve të fshatrave Shkretë e Nojë, teksa njëri prej tyre ishte Ahmet Pulaci. Ky i fundit merrte informacione përmes njohjeve të tij mbi kontrollet e mundshme nga policia. Grupi tjetër përbëhej nga
ANËTARËT E GRUPIT 2
Skënder Velja në rolin e drejtuesit, Armand Dervishi, Saba Shehi, Agron Asllanaj që vepronin në fshatrat Bruz Zall dhe Bruz Mal dhe Rranxë.