Plagosi të miturin pasi hapi derën e makinës, arrestohet 64 vjeçari pas largimit nga vendngjarja

Një fëmijë 12 vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi një shofer ka hapur derën e makinës duke e përplasur atë.

Policia bën me dije se 64-vjeçari, me inicialet A.XH.,  teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij në Tiranë, ka hapur derën dhe ka përplasur fëmijën, e më pas është larguar nga vendngjarja.

Sakaq, fëmija ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shoferi është arrestuar.

Njoftimi i policisë: 

- A. Xh., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin (ka hapur derën e automjetit) dhe ka aksidentuar një të mitur 12 vjeç, dhe më pas ëshrë larguar nga vendi i ngjarjes. 12-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;