Tiranë/ Drogë në makinë, arrestohet 21 vjeçari, në kërkim i riu që u largua sapo pa policinë

Në prangat e policisë ka rënë një 21 vjeçar me iniciale O.B. pasi në makinënë e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.

Gjithashtu në kërkim është shpallur 23 vjeçari me iniciale A.B. i cili është larguar me mkinë pasi ka konstatuar shërbimet e policisë.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë arrestuan shtetasin O. B., 21 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. B., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë. Në rrugën "Bakalli" shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me drejtues shtetasin O. B., dhe automjetin e shtetasit A. B., i cili sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, është larguar. Gjatë kontrolleve të automjeteve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

- J. M., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin e tij, ka goditur shtetasin V. N., 40 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

- K. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin E. H. (M)., 27 vjeç, pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosuit nga vendi qëndrimit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin E. Sh., 48 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Soecialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen M. H., 56 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

- A. Xh., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin (ka hapur derën e automjetit) dhe ka aksidentuar një të mitur 12 vjeç, dhe më pas ëshrë larguar nga vendi i ngjarjes. 12-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

- S. D., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi me datë 27.05.2023, rreth orës 23:50, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. 22-vjeçarja nuk i është bindur urdhrave të shërbimeve të Policisë për të ndaluar por ka vazhduar lëvizjen dhe në rrugën "Konferenca e Pezës", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. Q., 25 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.