Prostituonin vajza të reja në Itali, arrestohet 33-vjeçari shqiptar bashkë me partneren moldave

Një shqiptar është arrestuar së bashku me partneren e tij në Itali, pasi akuzohen për prostitucion. Mësohet se 33-vjeçari shqiptar ka rënë në pranga së bashku me një moldave 35-vjeçare.

Çifti rrinin në provincën e Caserta-s, ndërkohë që aktivitetin e tyre e kryenin mes Moldavisë dhe Italisë. Ata mashtronin vajza të reja në Moldavi për punë dhe më pas i detyronin ato të prostituoheshin. Hetimi nisi pas denoncimeve të bëra nga disa prej vajzave që kishin arritur tu shpëtonin autorëve.