300 policë në aksion/ Si u godit organizata e shqiptarëve në Evropë, 17 të arrestuar

Europol mbështeti autoritetet gjermane dhe belge për të goditur një grup të krimit të organizuar të përfshirë në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe pastrimin e parave në të gjithë Evropën. Më 25 maj, mbi 300 oficerë, duke përfshirë ekipet e ndërhyrjes speciale dhe ekipet e K9, kryen një sërë bastisjesh në të dy vendet ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal të strukturuar në familje, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë. Por identiteti i asnjë prej tyre nuk është bërë me dije. 

Autoritetet që morën pjesë në aksion:

Gjermani: Policia gjermane në Bielefeld dhe Paderborn
Belgjikë: Policia Gjyqësore Federale në Bruksel dhe Zyra e Gjykatës dhe Prokurorisë Hetuese e Brukselit

Gjatë operacionit u konfiskuan: Një plantacion ikanabisi; 15 kilogramë kanabis; 3 kilogramë drogë sintetike dhe 3 kilogramë kokainë; 13 automjete, shumica të pajisura me ndarje të fshehura për drogë; 3 armë zjarri dhe mbi 700 000 euro në para të gatshme. Organizata kriminale ishte "e specializuar" në trafikun e heroinës dhe kokainës.

Hetuesit zbuluan se droga po kontrabandohej në kontejnerë në Belgjikë, përpara se të transferohej në Gjermani me automjete të pajisura me ndarje të sofistikuara të fshehura. E më pas shpërndahej në të gjithë Evropën.