", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/May/27/auto_protesta-600x3601685213820.webp", "width": 600, "height": 360 } }

VIDEO/ Protesta - Kërkojnë shkarkimin e Vuçiqit, mbushen rrugët e Beogradit

Në Beograd po mbahet protesta e katërt “Serbia kundër dhunës” pas dy tragjedive të ndodhura para pak ditësh. Gjithashtu partitë opozitare janë duke kërkuar edhe dorëheqjen e presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic.

Në pamjet e publikuara nga mediat serbe shihet një pjesëmarrje masive në këtë protest që ka nisur para Kuvendit të Serbisë pak pas orës 18:00 dhe ka vazhduar pastaj deri tek ndërtesa e televizionit publik serb.

Protestuesti serbë kanë mbushur rrugët e Beogradit edhe përkundër motit me shi.

Ranka Kashikovic ka qenë ajo që ka mbajtur fjalimin hapës në këtë protestë të katërt.

Kjo protestë masive e opozitës serbe vjen një ditë pas tubimit të Aleksander Vucicit./Express/