Zgjidhja holandeze për të ulur stresin që do ju pëlqejë shumë! Të gjithë mund ta bëjnë

Në jetën tonë, e cila ecën me një ritëm shumë të shpejtë, të gjithë kemi momente të stresuara ku në shumë raste situata mund të përkeqësohet e të arrijë deri në depresion. Referuar indeksit të lumturisë të shteteve në botë, Holanda është ndër vendet e para dhe kjo jo vetëm për standardin e jetesës, por edhe për praktikat individuale që ndjekin për të gjetur lumturinë me veten.

Një prej tyre është teoria e quajtur “niksen”. Nga ana gjuhësore, niksen (duke mos bërë asgjë) është një folje e krijuar nga “niks”, që do të thotë “asgjë”. Ajo ka të bëjë me artin e të përqafuarit të idesë “thjesht të marrësh frymë”. Pra një qetësi mendore, por edhe trupore që vjen duket mos u marr me asgjë, as një ecje të lehtë, as meditim, e madje as të qëndrosh në Facebook. Pra e thënë me thjeshtë, të lësh mendjen që të endet kudo që dëshiron.

Kjo praktikë nuk shihet si një mënyrë për të keqshpenzuar kohën, por një e mirë që të gjithë duhet ta vënë në praktikë, atëherë kur kanë vërtetë nevojë.