SYRI TV/ Rama tall deputetët dhe qytetarët e pranishëm: Kemi turpet tona...
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Vlora, se edhe pse qeverisja e Partisë Socialiste ka probleme dhe në disa raste është për turp, sërish qytetarët e besojnë atë. Sipas Ramës, Partia Socialiste ka si qëllim që tu qaj hallet qytetarëve, por jo t’ua zgjidh. Edhe në këtë tur takimesh, kryeministri nuk reshti së ironizuari dhe talluri vartësit e tij, por edhe qytetarët.
Syri tv
Kryeministri Edi Rama e ndali në Vlorë këtë të shtunë turin e falënderimeve, ku foli për problemet e qeverisjes lokale por edhe asaj qendrore. Kryeministri, deklaroi gjatë takimeve në Vlorë e Selenicë, se edhe pse qeverisja socialiste ka probleme, qytetarët sërish zgjedhin ta votojnë, ndërsa solli në vëmendje problemet e pronave dhe me hipotekën, duke e cilësuar turpin e Partisë Socialiste.
Pas ofendimeve dhe talljes së kryebashkiakëve gjatë fushatës, kryeministri Rama e spostoi vëmendjen edhe tek deputetët, ku në dështim të Bashkisë për të mbajtur pastër qytetin, u kërkoj deputetëve që të veshin jelekun e të bëhen pjesë e Ndërmarrjes së Pastrimit.
Nga Vlora, kryeministri nuk kurseu as ironitë dhe tonin e ashpër me qytetarët pjesëmarrës në takim
Në turin e takimeve, Rama falënderoi edhe njerzit që nuk dolën në votime, pasi sipas tij i kontribuuan të ardhmes së vendit. Ndërkohë, kreu I qeverisë nuk premtoi asnjë plan konkret për vlonjatët, por tha se prioriteti kryesor do të jetë qarja e halleve të qytetarëve, jo zgjidhja e tyre.