Arrestimet për kanabisin në Krujë, lirohet i moshuari
Policë e kryepleq u kapën para dy ditësh me akuzën për kultivim kanabisi. Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 7 prej tyre, ndërsa caktoi “arrest shtëpie” për 73-vjeçarin Skënder Velja.
Për këtë dosje u lëshuan 13 urdhër arreste, ku 5 prej tyre vijojnë të jenë në kërkim.
Hetimet kanë nisur në vitin 2020 ku rezultoi se kanabisi kultivohej në tokë shtetërore, zonë e pyllëzuar në 5 fshatra të Krujës.
Në një prej rasteve policia sekuestroi 145 kg kanabis, e paketuar gati për shitje. 13 personat e akuzuar janë pjesë e dy grupeve dhe nga përgjimet ka rezultuar se ata komunikimet i kryenin me aplikacione dhe radio komunikuese të ngjashme me ato të policisë.