Diçka i bashkon! Jori dhe Arbenita paskan pasur të njëjtin problem në fëmijëri

Jori Delli ishte një nga banoret më të spikatura brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”. E folura e saj dhe batutat tërhoqën vëmendjen e publikut duke e kthyer në një nga të preferuarat e madje kishte dhe nga ata që e krahasonin me Beniadën, ish-konkurenten e “Big Brother Vip 1”.

Një prej batutatve të Jorit kishte të bënte me fëmijërinë e saj, ku tregonte se është dhunuar nga prindërit, veprim që edhe sot nuk e kupton pasi tha se ka qenë nxënëse e mirë.

E mesa duket të njëjtin fat ka pasur edhe modelja e njohur Arbenita Ismajli. Ajo ka ndarë këtë batutë të Jorit ku shkruan:

As unë përbesë”-duke nënkuptuar se as sot nuk e kupton se përse janë sjellur ashtu me të.