", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/May/27/auto_Screenshot_21685172994.png", "width": 900, "height": 496 } }

Pamje të rënda/ 'Krimineli serb filmohet duke qëlluar me armë drejt policisë së Kosovës'

Një shtetas serb ka qëlluar me armë ditën e djeshme drejt efektivëve të policisë së Kosovës në veri.

Në një video të publikuar nga eksperti i sigurisë, Agim Musliu konfirmohet sulmin me armë i serbëve ndaj policisë së Kosovës.

Në pamje shihet një person i veshur me të zeza i cili merr shenjë dhe qëllon me armë drejt efektivëve të policisë Kosovare, ndërkohë që ata po përpiqeshin të rimerrnin godinat e komunave në veri, që do të drejtohen nga shqiptarë.

“Video e kriminelëve #serbë që sulmojnë Policinë e #Kosovës . Kriminelët e #Vuçiqit dhe #Radoiçiqit . Këta janë përfaqësuesit e Vladimir #Putin në Ballkan. A ka rëndësi nëse është pjesë e PMC #Wagner ? Apo ka rëndësi nëse ai vepron si PMC Wagner?”, ka shkruar ai në videon e publikuar në Twitter.