Ka luajtur për Interin dhe Manchester City-n/ Për kë do ekip do të bëjë tifo Balotelli në finalen e Champions?

Sulmuesi i Sionit, Mario Balotelli ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport ku ka folur për finalen e Ligës së Kampionëve: “Kam marrë kaq shumë ftesa për finalen në Stamboll, jam i pavendosur. Mendoj se do të ulem në qendër të stadiumit, për të shmangur keqkuptimet.

Zemra më është ndarë në gjysmë, më mirë të mos them asgjë tjetër. Mendja më thotë se do të doja të fitonin të dy. Por nuk është e mundur. Tani padyshim Interi është në formë të mirë. Zikaltërit kanë shumë lojtarë që bëjnë diferencën," u shpreh Balotelli.