VIDEO/ Sherr mes të dehurve në Vlorë, njëri goditet me shishe në kokë

Një konflikt banal mes dy personave ka ndodhur pranë shkollës "Ismail Qemali" në Vlorë.

Mësohet se ata kanë qenë në gjendje të dehur. 

Fillimisht personat e përfshirë në konflikt kanë debatuar verbalisht dhe më pas janë përleshur siç duket edhe nga pamjet që sjell Syri.net. 

Një prej tyre është goditur me shishe në kokë, duke mbetur i plagosur. 

Ai është dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e mjekëve.

Personi tjetër është shoqëruar në komisariat nga policia.