FOTO /Koreja e Veriut gati për luftë, qindra tanke demonstrojnë forcën

Koreja e Veriut dhe lideri i saj, diktatori Kim Jong-un, mesa duket po bëjnë përgatitje të forta për të nisur një luftë me SHBA-të apo me fqinjët e saj si Kina apo dhe Japonia.

Gjatë ditës së sotme në mediat botërore janë pasqyruar disa fotografi, ku paraqiten qindra tanke të ushtrisë koreane, duke kryer stërvitje.

Ende nuk dihet se në cilën zonë të Koresë është duke u zhvilluar kjo stërvitje intensive, por siç shihet edhe nga pamjet, koreanët janë vërtetë të frikshëm, për sa i përket artilerisë së rëndë që disponojnë.