‘Jam shumë krenar për mbretëreshën time’, Pogba bëhet baba për herë të tretë

Paul Pogba është bërë baba për herë të tretë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë mesfushori i Juventusit, përmes një postimi në Instagram.

“Një tjetër fëmijë është shtuar në familjen Pogba, shumë krenar për mbretëreshën time. Jam shumë shumë shumë i lumtur”, shkruante francezi.

Ai gjithashtu ka postuar një sërë fotosh së bashku me gruan e tij nga spitali.