'U bë me 4 vila gjatë pandemisë dhe tërmetit'/ Lulzim Basha tërheq padinë për shpifje ndaj Erion Veliajt

Gjykata e Posaçme ka pushuar padinë për shpifje pasi në seancë nuk është paraqitur Lulzim Basha por as avokatët e tij.

Veliaj e akuzoi Bashën për pasurinë, çështja e njohur e dy vilave.

Basha ngriti padi në tetor të 2020-s për shpifje dhe dëmtim të imazhit të tij nga Veliaj.

Akuzat që kryebashkiaku ngriti si drejtues i fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, ishin se Basha u be me 4 shtëpi të reja gjatë periudhës së tërmetit dhe pandemisë si dhe përfitoi nga fatkeqësia e gjithashtu ka ndërtuar kate pa leje.

Padia konsideron si 3 shpifje të Erion Veliajt akuzat se:

1)Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë,

2) Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë,

3) Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje”.

Çfarë e ka shtytë Bashën të tërhiqet nga padia?