Agresioni rus, Putin fton presidentin e Brazilit në Moskë, por refuzohet

Presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva ka refuzuar një ftesë nga lideri rus Vladimir Putin për të vizituar Rusinë.

“Sapo fola me telefon me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. E falënderova për ftesën për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg dhe iu përgjigja se nuk mund të shkoja në Rusi për momentin.

Por unë përsërita gatishmërinë e Brazilit, së bashku me Indinë, Indonezinë dhe Kinën, për të biseduar me të dyja palët e konfliktit në kërkim të paqes”, ka shkuar në një postim në Twitter kreu i Brazilit.