FOTO/ Partnerja e Cristiano Ronaldos shkëlqen në Festivalin e Filmit në Kanë

Georgina Rodriguez ishte të enjten në Festivalin e Filmit në Kanë për premierën e dramës franceze “Last Summer” (“L’Été dernier”).

Influencuesja dhe modelja spanjolle dukej mahnitëse me një fustan floriri vezullues nga stilisti i njohur ‘Ali Karoui’, zbukuruar me qindra temina.

Partnerja e Cristiano Ronaldos kishte zgjedhur që ti mbante flokët e lidhura bisht teksa byzylykët dhe vëthët argjendi kompletuan pamjen e saj shkëlqyese. Fustani i guximshëm prej ari nxirrte në pah format e saj.