Bushkolaj: Qetësisë elektorale i erdhi fundi! Në dosjen e Mirela Deraj, emra të politikës dhe gjyqësorit

I ftuar në Intervista e Ditës në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, gazetari Elkier Bushkolaj ka folur për ngjarjet kriminale që tronditën vendin ditët e fundit.

Bushakolaj ka theksuar se hipokrizisë së qetësisë elektorale i erdhi fundi dhe jemi kthyer në normalitet dhe realitet me vrasje mashtrime dhe dosje gjyqësore dhe ngjarje të përditshëmrisë sonë.

Sipas gazetarit, këto ngjarje të rënda janë të lidhura me institucionet e dobëta të vendit tonë.

Duke iu referuar rastit të fundit, arrestimit të ish-punonjëses së Bankës Kombëtare, Milena Deraj e cila kishte mashtruar dhe përvetësuar 570 mijë euro nga 4 persona, Bushkolaj tha se në këtë dosje përmenden emra shumë të njohur të politikës por edhe gjyqësorit.

Bushkolaj: Mesa duket hipokrizisë së qetësisë elektorale i erdhi fundi dhe jemi kthyer në normalitet dhe realitet me vrasje mashtrime dhe dosje gjyqësore dhe ngjarje të përditshëmrisë sonë që lidhen pazgjithshmërisht me institucionet e dobëta. Është një rast që do të kemi të reja në ditët në vijim. Aktualisht jemi në kuadrin e dëshmisë  së zonjës që është arrestuar për mashtrimin dhe përvetësimin e një shume prej 570 mijë eurosh. Përmenden emra shumë të njohur të botës politike siç është ish-deputeti Tom Doshi aktualisht kreu i PSD-së i cili në zgjedhjet e fundit u kthyer në faktor kyç në fitoren për betejën e Shkodrës, madje duke u renditur si parti e tretë në vend.

Përmendet ish-prokurori Arjan Ndoj si një person që do ndërhynte për çështjen e masakrës së Velipojës. Duhet të kujtojmë se Arian Ndoj përpos i shkarkuar nga Vetingu i ka shpëtuar një atentati në Shkozet në Durrës sëbashku me ‘Rrumin e Shijakut’, ku mbeti i vdekur shoferi i tij.

Pretendohet se Arian Ndoj ka premtuar se do të ndërhynte në çështjen gjyqësore të familjes Ferracaku, ku zanafilla e konfliktit nis në qershor të 2021 kur për shkak të një konflikti pronësie dhe shazllonesh mbetën 4 të vrarë dhe dy të plagosur.